Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Doli për të kërkuar qenin... Ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari në Elbasan, gjendet kafsha por jo ai

Doli për të kërkuar qenin... Ende asnjë gjurmë nga 56-vjeçari në Elbasan, gjendet kafsha por jo ai

22:03, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ende asnjë gjurmë nuk ka nga 56-vjeçari, i cili u zhduk në Elbasan, teksa kishte dalë për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë.

Pas disa orësh kërkime në terren në fshatin Pashtresh, qeni është gjetur, por jo Pëllumb Toçi, personi i zhdukur.

Pëllumb Toçi 56 vjeç shkoi të kërkonte qenin që ruan bagëtitë i cili kishte humbur në mal.

Dyshohet se 56-vjeçari mund të ketë rënë në greminë në kanionet e Valëshit ndërsa banorë të zonës, policia dhe ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco