Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

EMRI/ Identifikohet 14-vjeçari që u vra me thikë në Maliq

EMRI/ Identifikohet 14-vjeçari që u vra me thikë në Maliq

19:15, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Adoleshenti Erald Xhejo, humbi jetën pasditen e sotme pas një sherri me thika në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirg.

Autoritetet policore në Korçë raportojnë se dy të mitur, të moshës 14-vjeçare, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me thikë në ambientet e një lokali, rreth orës 17:00.

Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por fatkeqësisht nuk ka arritur dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktima është shtetasi Erald Xhejo, 14-vjeç.

Policia raporton se i mituri tjetër, autori i dyshuar i krimit, është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Maliq/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco