Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Vritet me thikë 14 vjeçari në Maliq, pas sherrit mes dy adoleshentëve

Vritet me thikë 14 vjeçari në Maliq, pas sherrit mes dy adoleshentëve

18:46, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vrasje ka ndodhur në Maliq, pas një sherri të ndodhur mes dy 14-vjeçarëve.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pirg, rreth orës 17:30 të ditës së sotme.

Autori i dyshuar i ngjarjes, është shtruar në spital, pasi edhe ai është plagosur gjatë sherrit.

Maliq/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.

Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco