Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, plagoset një person

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, plagoset një person

16:24, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dy automjete janë përplasur rreth orës 15:30 në segmentin rrugor Lushnje Berat pranë Karbunarës. Mjeti tip Audi me targa A B015 SV tentoi të dilte nga ana tjetër e rrugës dhe në atë moment kishte hyrë në parakalim mjeti tip minifurgon.

Nga përplasja, minifurgoni ka përfunduar në anën tjetër të rrugës dhe një person ka shkuar të marrë ndihmën e parë në spitalin e Lushnjës.

Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen ndërsa po disiplinon edhe trafikun. Dëme materiale fatmirësisht nga ky aksident që sipas policisë së qarkullimit ka ndodhur për shkak të mos zbatimit të kodit rrugor nga të dy mjetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco