Kukës/ Zjarri dogji dhe pyje në Parkun Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, u rrezikuan dhe banesat

10:39, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pasditen e së mërkurës, 13 gusht, zjarret nuk kursyen as zonën malore mes fshatrave Bele dhe Orçikël, në një territor të mbuluar me bimësi të dendur dhe pyje. Flakët që u përhapën me shpejtësi për shkak të temperaturave të larta dhe erës, iu afruan rrezikshëm disa banesave të zonës.

Forcat zjarrfikëse, strukturat e AdZM, shërbimi pyjor, njësitë administrative dhe vetë banorët e fshatrave u angazhuan për të ndihmuar në përballimin e situatës dhe izolimin e zjarrit.

Vatra e zjarrit ishin brenda kufijve të Parkut Natyror Korab-Koritnik-Kallabak, një zonë e mbrojtur me vlera të veçanta natyrore dhe biodiversitet të pasur,.

Emergjencat Civile të Bashkisë Tropojë informuan sot në mëngjes se zjarri është shuar ndërsa situata po monitorohet me qëllim që të ndalohet një riaktivizim i ri i zjarreve. Në nje video të siguruara nga Syri.net duken dy punonjës tëcilët përpiqen me  lopata të hedhin rërë në në ato vende ku rrezikohet të riaktivizohen vatrat e zjarrit, ndërsa duken sipërfaqe të djegura.

Autoritetet në terren po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa bëhet apel për kujdes dhe bashkëpunim nga komuniteti lokal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco