Keqpajisja e zjarrfikësve/ Në Kukës zjarri shuhet me shkurre, lopata e pantallona të shkurtra e kanatiere! Shikoni videon

10:04, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zjarret po dëmtojnë dhe Parkun Natyror të Monellës në fshatin Shëmri, njësia Administrative Malzi bashkia Kukës.

Ndërkohë videot e mbërritura në redaksinë e Syri TV tregojnë si disa efektivë të forcave zjarrfikëse punojnë ta shuajnë zjarrin në Rrogam të Tropojës me të vetmin mjet që kanë degë peme. Pamjet e filmuara janë gjatë natës së mbrëmshme 13 gusht 2025. Ndërsa në një foto duket një zjarrfikëse dhe 10 punonjës të cilit të vetmin mjet që kanë për të shuar zjarrin janë shkurret e lopatat. 

Madje në një video e filmuar natën, dy zjarrfikës duket që luftojnë me një vatër aktive zjarri, e njëri prej punonjësve është me pantallona të shkurtra.

Pamja, është tjetër dëshmi e keqpajisjes së zjarrfikësve për të përballuar situatën.

Në mëngjes prefektura informoi se  vazhdon puna për izolimin e vatrës së zjarrit

“Vazhdon puna për shuarjen e cungjeve dhe kontrollin brenda vatrës së izoluar në zonën pyjore në vendin e quajtur Maja e Zezë Parku Natyror i Monellës Fshati Shëmri Nj. Adm. Malzi bashkia Kukës.
Për monitorim e kësaj vatre janë angazhuar 5 punonjës të Ad.ZM Kukës.”
njoftoi shtabi i emergjencave. 

Situata ne fshatin Rrogam  
Njësia Administrative: Llugaj  
Bashkia: Tropojë  
Data: 13 gusht 2025  
Ora e fillimit të zjarrit: rreth orës 19:45  
Ora e shuarjes së zjarrit: rreth orës 21:20  
- Sipërfaqe e përfshirë nga zjarri: e papërcaktuar  
- Lloji i sipërfaqes së prekur: livadh

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco