Zjarri pranë Parkut të Gërmenjës rrezikon të përhapet në Greqi, me rrezik edhe shpërthimi i minave

Zjarri pranë Parkut të Gërmenjës rrezikon të përhapet në Greqi, me rrezik edhe shpërthimi i minave

09:52, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata në vatrën e zjarrit pranë Parkut Natyror të Gërmenjës vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa flakët janë duke u shtrirë drejt territorit grek, për shkak të efekteve të erës që kanë favorizuar përhapjen e tyre.

Sipas raportimeve nga terreni, ekipet ndërhyrëse ndodhen në vendngjarje që në orët e para të mëngjesit dhe janë duke punuar gjatë gjithë ditës për monitorimin dhe mbajtjen nën kontroll të përhapjes së flakëve, duke synuar që zjarri të mos depërtojë më tej brenda zonës së mbrojtur.

Aktualisht, në zonën e prekur janë angazhuar rreth 40 forca dhe 9 mjete, të shpërndara si më poshtë:

Forcat zjarrfikëse: 11 forca / 2 mjete

Zonat e mbrojtura: 6 forca

Vullnetarë: 5 persona

Forcat e ushtrisë: 5 xhenierë, 4 kimistë / 2 mjete ushtarake

Forcat e policisë: 3 forca / 1 mjet

Forcat pyjore: 4 forca / 1 mjet

Forcat e Bashkisë Kolonjë: 6 forca / 3 mjete agregate

Ndërhyrje në terren të vështirë

Shërbimi i bashkisë ka angazhuar tre mjete për hapjen e rrugëve pyjore, me qëllim që mjetet zjarrfikëse të mund të afrohen më pranë vatrës së zjarrit, e cila ndodhet në një zonë të largët dhe të vështirë për t’u aksesuar, rreth dy orë larg në këmbë nga pika më e afërt e aksesit.

Zona paraqet gjithashtu rrezikshmëri për shkak të municioneve të mbetura, çka e bën operacionin më të ndërlikuar dhe kërkon kujdes të shtuar nga ekipet në terren.

Bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë

Për shkak të afrimit të flakëve me kufirin, është vendosur komunikim dhe koordinim i veprimeve me autoritetet greke, në mënyrë që të parandalohet përhapja ndërkufitare dhe të vlerësohen masat e përbashkëta për ndërhyrje në rast nevoje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco