Brenda dy muajve, 137 persona të proceduar për zjarrvënie. 46 prej tyre të arrestuar

Brenda dy muajve, 137 persona të proceduar për zjarrvënie. 46 prej tyre të arrestuar

09:39, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prej muajit qershor deri më 14 gusht, janë identifikuar 137 persona të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në vend, nga të cilët 46 janë arrestuar dhe 91 janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Zjarret, të cilat kanë përfshirë zona pyjore, kullota, prona private dhe banesa, kanë shkaktuar rrezik serioz për jetën e banorëve, si dhe dëme të konsiderueshme në mjedis dhe ekonomi.

Autoritetet kanë bërë thirrje për shmangien e ndezjes së zjarreve për pastrim territori apo djegie mbetjesh bujqësore, duke kujtuar se zjarrvënia, qoftë nga pakujdesia apo me dashje, përbën vepër penale dhe dënohet sipas ligjit.

Hetimet dhe procedimet ndaj personave të përfshirë në zjarrvënie vijojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco