'Tornado' godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro cash

'Tornado' godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro cash

21:19, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Guardia di Finanza e Breshias ka sekuestruar mbi 700 mijë euro cash, pasuri të paluajtshme, aksione kompanish dhe llogari bankare të lidhura me të.

Operacioni, i koduar “Tornado”, Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« hetimi tĂ« gjatĂ« dhe tĂ« detajuar tĂ« koordinuar nga Drejtoria Antimafia. GjatĂ« kĂ«tij hetimi janĂ« analizuar flukset bankare, janĂ« kryer verifikime tĂ« aseteve, janĂ« pĂ«rdorur tĂ« dhĂ«nat nga bazat ndĂ«rkombĂ«tare dhe janĂ« pĂ«rgjuar qindra telefonata pĂ«r tĂ« zbuluar rrjetin e transaksioneve tĂ« dyshimta ndĂ«rmjet ItalisĂ« dhe vendeve tĂ« tjera.

Në qendër të hetimeve është zbuluar një standard jetese luksoz i shqiptarit, i pajustifikueshëm nga të ardhurat e deklaruara. Ai përdorte makina luksoze, kishte prona të regjistruara në emra personash të tretë, llogari bankare jashtë vendit dhe kryente shpenzime që ngrejnë dyshime të forta.

Sipas hetuesve, ai luante një rol kyç në menaxhimin dhe riinvestimin e fitimeve të paligjshme, duke vepruar si pastrues parash në shërbim të organizatës kriminale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco