Me lot në sy e gjënë e gjallë për dore, banorët e Nartës janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, pasi u rrezikohet jeta nga flakët e zjarrit.
Një prej tyre ka treguar se bagëtitë i kanë lënë në zonën e lumit, mirëpo e kotë sipas tij, pasi zona po digjet e gjitha dhe bagëtitë nuk kanë si të mbijetojnë pa kullotje.
‘I kam çuar në lumë bagëtitë, por e kotë, këtu po digjet çdo gjë, çfarë do hanë’, ka treguar një prej tyre me lot në sy, ndërkohë se fshati është pushtuar nga flakët.
Flakët vijojnë të jenë aktive në Gramsh, duke shkrumbuar mbi 39 banesa dhe duke rrezikuar dhjetëra të tjera në njësinë administrative të Skëndërbegasit, deri tani Narta mbetet në situatë më emergjente.
© SYRI.net