Foto pa koment/ Delvina 'e shkretë' nga zjarret dhe mungesa e shtetit

Foto pa koment/ Delvina 'e shkretë' nga zjarret dhe mungesa e shtetit

16:24, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një peizazh i zymtë dhe tymi që mbulon qiellin – kështu paraqitet sot Delvina, teksa zjarret e fuqizuara nga era dhe temperaturat e larta kanë shkatërruar dhjetëra hektarë ullishte e pemëtari. Mali i Sopotit, i gjelbër në mëngjes, tashmë është kthyer në hi.

Zjarrfikësit, forcat e armatosura dhe banorët po luftojnë me mjete të pakta për të mbrojtur banesat, ndërsa disa fshatra, përfshirë ato me popullsi të minoritetit grek, janë evakuuar. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se është ndalur avancimi i flakëve drejt qytetit, por situata mbetet kritike.

Pranë rezervave të naftës e gazit janë stacionuar forca sigurie për të shmangur një katastrofë. Banorët flasin për dëme kolosale, ndërsa lodhja dhe frika janë të dukshme në fytyrat e tyre.

Këto foto të cilat të lënë pa koment, tregojnë më së miri se ky vend e ky popull edhe këtë herë është në mëshiën e fatit pasi qeveria nuk është e aftë ta mbrojë nga asnjë emergjencë civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco