E trishtë është panorama që të ofron fshati Skënderbegas në Gramsh pas 48 orëve luftë me zjarret apokaliptike, të cilat vijojnë ende të jenë problematike në zonë.
Nga videoja e siguruar nga Syri.Net, shihen qartë pyjet me pisha të cilat janë shkrumbuar totalisht, nga flakët që u dolën jashtë kontrollit autoriteteve lokale dhe qëndrore.
Sipërfaqe që deri pak kohë më parë ishin kurora të gjelbra dhe plot jetë, tashmë kanë mbetur skelet druri të thata në këmbë, pa llogaritur dëmet në ekosistem, të cilat duhen vite, ndoshta dhe dekada për t’u rikuperuar.
Gjithçka është e shkretuar, ndërsa gjelbërimi i dikurshëm i kurorës së kodrave e maleve përreth i ka lënë vendin hirit të mbetur nga zjarret që kanë ‘përpirë’ dhjetëra hektarë me pyje, tipike të zonës së Gramshit.
© SYRI.net