Një aksident tragjik ka ndodhur në afërsi të fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol, ku përplasja e dy motoçikletave ka rezultuar me humbjen e jetës së një personi.
Shtetasi Urim Çaze, 70 vjeç, banues në Konispol, ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes. Ndërkohë, drejtuesi i motoçikletës tjetër, shtetasi Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore.
Forcat e policisë dhe ambulanca ndodhen aktualisht në vendin e ngjarjes, duke bërë dokumentimin dhe hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
© SYRI.net