VIDEO - SYRI TV/ Ish-Presidenti Ilir Meta mbetet në qeli me vendim të Gjykatës politike

11:30, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në qeli ish-presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Gjyqtari Erjon Çela ka vendosur te mos ndryshoje masën e sigurisë ndaj kreut të PL, pavarësisht kërkesës së palës mbrojtëse të ish-presidentit.

Seanca e zhvilluar, e cila zgjati për rreth 1 orë u braktis përpara kohe nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani në shenjë demonstrative kundër vendimit të GJKKO.

Sipas mbrojtjes së Metës, gjyqtari Çela nuk mori nje vendim të pavarur, por nën presionin e agjentëve të BKH-së.

Ilir Meta kërkoi të lirohej nga qelia me argumentin që tashmë nuk përbën rrezik për prishje provash, pasi hetimet ndaj tij janë mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim.

Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë.

Ish-presidenti akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

 Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco