Delvina nën pushtetin e flakëve, banorja e terrorizuar flet për Syri TV: U dogj e tëra, e lanë pas dore! Na mbetën djemtë mes flakëve, mjerë ne

10:59, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një nga banoret e Delvinës, ka folur për mikrofonin e Syri Televizion lidhur me situatën e rëndë që po kalojnë pas zjarrit shkatërrues.

Ajo tregon për sakrificat e shumta që ka bërë dhe humbjet e mëdha, ndërkohë që kërkon mbështetje dhe reagim nga autoritetet.

Sipas saj, zjarri ka djegur rreth 2000 rrënjë ullinj dhe shumë pasuri të tjera. "E kemi shuar vetë zjarrin, jemi djegur. Asnjë pikë gjumi nuk kemi bërë nga frika, se mos kthehet zjarri prapë", tha ajo,  duke e përshkruajnë zjarrin si "kolosal" dhe një tmerr të vërtetë.

Ajo shton se Delvina është shkatërruar plotësisht, duke humbur vreshtat dhe ullishtet që ishin një burim jetese për banorët e zonës.

"Na u dogj Delvina e tëra, Delvina me këtë po jetonte, nuk kishte të ardhme tjetër, vreshtallë dhe ullishte.
Dëmet janë të mëdha, na është djegur gjithë pemëtaria.
Me kova ujë, me gjethe na erdhi dhe zjarrfikësja, por ç’do bëjë, nuk shpëtuan asgjë"- u shpreh njëri prej banorëve.

Banorja tregoi se tmerri i zjarrit i ka lënë ata të frikësuar dhe pa shpresë. "Na mbetën djemtë mes flakëve, ndërkohë që ne për fëmijët  jetojnë", duke kërkuar ndihmë për t'u rikthyer në normalitet.

Përveç dëmeve materiale, banorët shprehen të zhgënjyer me mungesën e mbështetjes nga autoritetet dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm për të ndihmuar ata të rindërtojnë jetën e shkatërruar nga flakët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco