Kolonjë/ Vijon zjarri në zonën e minuar pranë kufirit me Greqinë, era favorizon përhapjen e flakëve! Pritet të bëhet demontimi i minave

Kolonjë/ Vijon zjarri në zonën e minuar pranë kufirit me Greqinë, era favorizon përhapjen e flakëve! Pritet të bëhet demontimi i minave

10:25, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zjarri në zonën e minuar pranë pikës kufitare "Piramida 12", në afërsi të Parkut Natyror të Gërmenjës, vijon të mbetet aktiv edhe pse pa përhapje të re gjatë natës së kaluar. Situata paraqet rrezik të lartë për shkak të terrenit të vështirë dhe pranisë së minave.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se aktualisht në terren po punojnë rreth 40 forca zjarrfikëse, ndërsa përpjekjet për ndërhyrje të drejtpërdrejtë janë të kufizuara për shkak të rrezikut që paraqet zona e minuar.

LEXO EDHE: Zjarr tek ‘Piramida 12’, flakët në tokën greke, por i afrohen kufirit shqiptar

“Shërbimi i Bashkisë ka nisur përdorimin e një skreperi për të hapur rrugë, me qëllim që mjetet zjarrfikëse të mund të afrohen më pranë sipërfaqes së prekur nga flakët. Por për shkak se është një zonë kufitare dhe e minuar, shpërthimet dëgjohen herë pas here, çka e bën shumë të rrezikshme çdo afrim në perimetrin e zjarrit,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas autoriteteve, edhe pse flakët nuk janë përhapur më tej që nga mbrëmja, era e fortë mbetet një faktor që mund të rindezë ose përshpejtojë përhapjen e zjarrit në çdo moment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco