Zjarret në Gramsh/ Bilanci i parë i dëmeve, ja sa banesa janë djegur nga flakët apokaliptike

Zjarret në Gramsh/ Bilanci i parë i dëmeve, ja sa banesa janë djegur nga flakët apokaliptike

10:26, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

E rëndë dhe alarmante vazhdon të jetë situata nga zjarret në Gramsh. Sipas raportimeve, aktualisht situata është më e vështirë në fshatin Menkollar, ku prezent janë tre zjarrfikëse të shoqëruara me forca të shumta të ushtrisë, të zjarrfikësve, vullnetarë dhe banore të shumtë të zonës, si dhe dy helikopterë që hedhin ujë vazhdimisht për të parandaluar përhapjen e flakëve për në fshatin Nartë.

Në fshatin Skënderbegas kemi riaktivizim të flakëve dhe po digjet një lagje në afërsi të gjimnazit të fshatit. Ndërkohë, ka edhe një aktivizim të shpejtë të vatrës së zjarrit pranë fshatit Ermenj dhe Koshnicë, në të cilin zjarri është afruar shumë. Përparimi i flakëve në këtë drejtim mund të kalojnë drejt prefekturës së Korçës. Në operacion është nisur një operacion i tretë.

Edhe në territorin e Dushkut po digjen sipërfaqe të mëdha në pyje e kullota edhe atje ka një zjarrfikëse edhe shumë forca operacionale këmbësore. Mbi fshatin Kodovjat afër fshatit Posnovisht ku duket pak më e qetë situata por po mbikëqyret nga forca të shumta këmbësorie e forca lokale.

Momentalisht janë rreth 6 zjarrfikëse në operacion priten edhe të tjera nga bashkitë fqinje, ka edhe 55 forca të ushtrisë. Të gjitha strukturat lokale janë në terren, gjithashtu shumë banorë të zonës e vullnetar nga i gjithë rrethi i janë bashkuar për ndihmë forcave operacionale.

Ndërkohë nga raportimet para pak minutash nga kryetari Njësisë Administrative rezulton se kemi 39 banesa të djegura:

Bletës 5

Zenelaj 3

Skënder 8

Shimer 3

Harunas 5

Kullollas 15

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco