Zjarri që 'mbërtheu' fshatin Koshtan të Memaliajt ka shpërthyer me intensitet të lartë, duke djegur tre shtëpi dhe shkaktuar dëme të mëdha në ullishte dhe pemëtari.
Forcat zjarrfikëse, banorët, kanë ndërhyrë për të shuar flakët, duke e vendosur nën kontroll situatën.
Përveç dëmeve materiale, janë raportuar humbje të konsiderueshme në bujqësinë lokale, ku ullishtet dhe pemëtari janë prekur rëndë nga përhapja e zjarrit.
Po ashtu, zjarri në fshatin Hormovë, i cili ka shkaktuar dëme të shumta në pemëtari, është shuar dhe tani mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.
Situata mbetet e ndjeshme dhe autoritetet vazhdojnë të apeloin për kujdes maksimal dhe mosnëdhënien e zjarreve në këtë periudhë.
© SYRI.net