Kritike situata nga zjarret edhe në Qarkun e Beratit, rrezikohet rezervati i mbrojtur natyror në Poliçan

09:55, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edhe në Qarkun e Bertait, situata me zjarret vijon të jetë problematike, pasi prej ditësh rezultojnë vatra aktive.

Në zonën e mbrojtur në Bashkinë e Poliçanit në Rezervatin e Menaxhuar Balloll, zjarri ka marë përmasa të mëdha në zonën pyjore.

Në vendngjarje po shkojnë 1 mjet dhe grup nga Zjarrfikësja Poliçan, ajo e Dimalit, 6 forca nga zjarrfikësja e Beratit, si dhe 30 forca të ushtrisë.

Mobilizimi i forcave zjarrfikëse në tre bashkitë dhe forcat e ushtrisë vjen për shkak të situates së rëndë atje, pasi flakët janë përhapur në pyje.

Shqetësuese paraqitet situata edhe në Bashkinë Berat, ku është shfaqur vatër zjarri në fshatin Velçan, pasi flakët kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha me me shkurre.

Aktualisht për shuarjen e zjarrit po operojnë 20 forca zjarrfikëse me 3 mjete të zjarrfikësve Berat si dhe 25 forca nga Bashkia.

Vatra e zjarrit në Orizaj, Rrip i Strorës, po zhvillohet me intensitet të ulet në sipërfaqe me shkurre.

Në vendngjarje ndodhen 6 punonjës dhe 2 mjete të zjarrfikëses Skrapar, ndërkohë që aksionit për shuarjen e flakëve u janë bashkuar edhe 5 forca vullnetare të fshatit dhe 5 forca nga shërbimi pyjor bashkia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco