Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, në fshatrat Goraj dhe Bratosh të Malësisë së Madhe, duke rrezikuar banesat e zonës.
Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve, duke e bërë të vështirë kontrollimin e situatës.
Forcat e zjarrfikësve, me mbështetje nga ndërmarrja pyjore, kanë reaguar dhe pas një periudhe të gjatë përpjekjesh, rreth 5 orë më vonë, kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Në orët e para të mëngjesit, flakët janë shuar plotësisht, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij.
Nga informacionet e para, raportohet se rreth 10 hektarë tokë të mbjellë me shkurre janë djegur në pjesën përreth rrugës Goraj - Bratosh.
Fatmirësisht, nuk ka raportime për dëme në banesa apo të lënduar.
© SYRI.net