Zjarret në Gjirokastër shuhen totalisht, situata nën kontroll

Zjarret në Gjirokastër shuhen totalisht, situata nën kontroll

09:30, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas ditësh luftë me flakët e zjarreve që kishin përfshirë disa zona malore në rrethin e Gjirokastrës, autoritetet njoftojnë me lehtësim se zjarret janë shuar plotësisht.

Operacionet e zjarrfikësve dhe përpjekjet e vullnetarëve kanë bërë të mundur kontrollimin dhe shuarjen e plotë të vatrave aktive të zjarrit. Sipas burimeve zyrtare, nuk raportohet asnjë viktimë, ndërsa dëmet materiale janë në proces vlerësimi.

Stafi i emergjencave lokale dhe forcat e zjarrfikësve do të vazhdojnë të monitorojnë situatën për të parandaluar çdo rrezik të ri dhe për të siguruar që nuk do të ketë rinisje të flakëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco