Emër+Video/ Dogji ullishtet e fqinjëve, si pasojë e konflikteve me ta për motive pronësie, arrestohet 19-vjeçari

09:28, 13/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një 19-vjeçar është arrestuar në Krujë pas dyshimeve se ka ndezur një zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët për motive pronësie.

I arrestuari, shtetasi Endri Doku, ka një precedent kriminal dhe aktualisht është në masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për kultivim të bimëve narkotike.

Ngjarja ndodhi pas një raportimi për zjarrvënie në Barkanesh, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë nisën hetimet për identifikimin e autorit.

Gjatë hetimeve, u zbulua se Endri Doku kishte ndezur flakët në ullishtet e fqinjëve, duke shkaktuar dëme të mëdha, pasi zjarri përfshiu sipërfaqe të konsiderueshme të tokës të mbjella me ullinj.

Njofitmi i policisë:

I arrestuari, shtetas me precedent kriminal, aktualisht me masë sigurisë “Arrest në shtëpi”, për kultivim të bimëve narkotike.

Menjëherë pas njoftimit për një rast zjarrvënieje në fshatin Barkanesh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë filluan hetimet me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen e autorit, përpara përgjegjësisë penale. 
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi E. D., 19 vjeç, banues në këtë fshat.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ai ka ndezur zjarr në fshatin Barkanesh, si pasojë e konflikteve me fqinjët, për motive pronësie. Nga përhapja e flakëve në territorin e fshatit, janë djegur sipërfaqe toke të konsiderueshme, të mbjella me ullinj.

Më tej, nga verifikimet rezultoi se aktualisht shtetasi E. D. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco