Mbetet alarmante situata në Gramsh, nisin evakuimet e banorëve edhe në fshatin Kodovjat

Mbetet alarmante situata në Gramsh, nisin evakuimet e banorëve edhe në fshatin Kodovjat

23:05, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata me zjarret në Gramsh vijon të jetë shumë serioze, pasi flakët janë përhapur në fshatin Kodovjat, duke e bërë atë fshatin e gjashtë nën pushtetin e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse dhe banorët kanë nisur evakuimin në disa zona të prekura nga zjarri, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve janë intensive.

Përmbledhja e situatës:

• Në fshatin Kullollas të Gramshit raportohet një humbje jete. Banorët janë evakuuar dhe disa rrugë që lidhin fshatrat janë bllokuar për shkak të flakëve. Bashkia Gramsh ka marrë masa për strehimin e banorëve të evakuuar.

• Në Mukaj dhe Sojnik, situata mbetet problematike. Mbi 150 forca zjarrfikëse po punojnë për izolimin e zjarrit në sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Përforcime të tjera janë kërkuar nga Forcat e Armatosura me 50 operativë.

Në terren janë edhe forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe Gramshit, të shoqëruara nga punonjës bashkiakë dhe banorë të zonës, afër fshatrave Snosëm dhe Sojnik.

Situata kërkon vëmendje të lartë dhe ndërhyrje të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco