Zjarri në Tepelenë, shpërthejnë dy bomba të vjetra të Luftës së Dytë Botërore, rritet rreziku në zonë

Zjarri në Tepelenë, shpërthejnë dy bomba të vjetra të Luftës së Dytë Botërore, rritet rreziku në zonë

19:40, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër e madhe zjarri shpërtheu pasditen e sotme në fshatin Lekël të Tepelenës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët përfshinë disa hektarë pyje dhe të mbjella, si dhe shkatërruan disa banesa, tre stane dhe tre krerë gjedhë.

Ndër objektet e prekura rëndë është edhe kisha ortodokse “Shën Ilia”, monument kulture i kategorisë II, ndërtuar rreth viteve 1800 nga Thanas Vaja, ish-komandant i Ali Pashë Tepelenës, e cila u shkatërrua plotësisht nga zjarri.

Situatën e vështirësoi edhe shpërthimi i dy bombave të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, të cilat u aktivizuan për shkak të temperaturave të larta të flakëve.

Policia ka kërkuar evakuimin urgjent të banorëve në fshatrat Lekël dhe Hormovë, për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe rrezikut të lartë në zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco