Gramshi është përfshirë nga zjarret, ndërsa deri më tani janë mbi 7 fshatra që janë evakuuar.
Flakët kanë dalë jashtë kontrollit në këtë zonë.
Banorë të fshatit Ermenj në ish-komunën Skënderbegas, kërkojnë ndihmë pasi, siç kanë shkruar në adresën e SYRI-t, kanë mbetur të bllokuar.
‘Jemi të bllokuar nga zjarri edhe nuk kemi mundësi të ikim. I bëjmë thirrje shtetit të dërgoj forca, pasi situata është emergjente.
Ju lutem vetëm një helikopter është dhe nuk mundet që ta shuajë zjarret në gjithë këtë sipërfaqe’, shkruan banori.
© SYRI.net