Zjarret masive që kanë përfshirë Njësinë Administrative Skënderbegas dyshohet se kanë shënuar një tjetër viktimë.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj deklaroi pwr mediat nga Gramshi se numri i viktimave nga zjarret në këtë zonë mund të jetë dy, por pa e konfirmuar zyrtarisht këtë gjë.
Brataj deklaroi se në spital kanë marrë ndihmë 8 persona nga zonat e rrezikuara nga zjarret.
Kujtojmë se viktima e parë ishte një person i moshuar 80-vjeç në fshatin Kullollas të Gramshit, si pasojë e flakëve të marra.
© SYRI.net