Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka denoncuar në rrjetet sociale përhapjen e zjarreve në zonë, duke theksuar se situata në Lekël ka dalë jashtë kontrollit.
“Shehu shprehet se, megjithëse gjendja ishte në përshkallëzim dhe ishte paralajmëruar, nuk u mor asnjë masë efikase dhe mungoi çdo angazhim real, çka çoi në përkeqësimin e situatës.
Sipas tij, institucionet e qarkut dhe Ministria e Mbrojtjes nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për ndërhyrje, ndërsa kritikon edhe mungesën e ministres Mirela Kumbaro, të cilën e përshkruan si ‘të avulluar’ nga skena.”
Në përfundim, Shehu e cilëson Qarkun e Gjirokastrës “në mëshirë të zjarreve”.
Postimi i plotë:
© SYRI.net