VIDEO/ Digjen tokat bujqësore në Cakran

16:03, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme disa sipërfaqe tokash bujqësore në fshatin Selishtë, të njësisë administrative Cakran. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse me disa mjete, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Sipas burimeve nga terreni, situata më e rëndë është kapërcyer dhe zjarri është vendosur nën kontroll, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë të vatrave. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar, ndërsa po hetohen shkaqet e rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco