Pas vatrës së zjarrit në fshatin Kardhikaq, një tjetër vatër zjarri është përhapur në fshatin Sirakat, në bashkinë Finiq.
Era e fortë që fryn në zonë rrit rrezikun që flakët të përhapen drejt Delvinës, duke krijuar shqetësim te banorët dhe autoritetet lokale.
Për shuarjen e zjarrit po punojnë zjarrfikësit nga Finiqi, Delvina dhe Saranda, të cilët përballen me kushte të vështira për shkak të erës dhe terrenit.
© SYRI.net