Mbyllja e News 24/ Gjykata e Tiranës del me vendim: KAYO të largohet nga Panorama, gazetarëve t’u rikthehen materialet...

15:47, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas disa orësh seancë në Gjykatën e Tiranës, togat e zeza kanë pranuar pjesërisht kërkesën e  ‘Focus Meida Group’, në lidhje me fikjen e sinjalit të transmetimit të News24 dhe ndërhyrjen e Policisë dhe Ushtrisë në sendet personale dhe profesionale të gazetarëve.

Gjykata Tiranës, përkatësisht Dhoma Civile u dha të drejtë gazetarëve për  marrjen e sendeve personale dhe profesionale.

Në vendimin e diapozitivit të gjyqtares Alma Kodraliu, gjithashtu urdhërohet inventarizimi i materialeve brenda 24 orëve dhe marrja e materialeve të News 24 dhe pajisjeve të tjera që ndodhen brenda ambienteve të Focus Media Group.

Gjithashtu në vendim, urdhërohet edhe largimi i bazës ushtarake, e cila kanë qenë një nga kërkesat bazë të gazetarëve në seancën gjyqësore të kësaj të marte.

Po ashtu në vendim, thuhet se ambientet e Panoramës do të jetë shfrytëzohen nga Focus Media Group dhe urdhërohet që kompania ‘Kayo’ të lirojë hapësirat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco