Momente dramatike në Gramsh, banorët e evakuar nga zjarri flasin për Syri TV: Helikopteri vonoi! Na u dogjën shtëpi e bagëti

15:31, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata në fshatrat e Gramshit po përkeqësohet orë pas ore, ndërsa vatrat e zjarrit po përhapen e shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe pronat e banorëve.

Grupi i xhirimit i Syri Tv ishte në fshatin Skënderbegas për të qënë pranë banorëve të cilët janë detyruar të lënë gjithçka kanë dhe të evakuohen nga banesat e tyre pasi zjarri po u afrohet banesave.

"Situata është shumë keq. Është shumë problem" thotë një banore.

Gazetarja: Kur u bë ndërhyrja me helikopter, u vonua?
Banorja: U vonuan ca helikopterët. Po bëhen 2 orë e gjysmë e ende nuk është shuar. Kishte ardhur në Bletëz, Mollaz dhe ka ardhur zjarri tek ne Skënderbegas. Qeveri nuk ka se po të kishte ndërhyrë në kohë nuk do të kishte bërë asgjë. Katër fshatra u dogjën e tani ka ardhur këtu. Kishim shtëpitë e reja, madhi e çdo gjë.

A janë djegur banesa?
Banorja: Po janë djegur. janë djegur dele, dhi,

Një tjetër banor: Janë djegur dhe shtëpi. Ka marrë shtëpinë time. Ne si fshat andej jemi 40 familje. Janë bërë shkrumb

Kur ka nisur ndërhyrja nga ajri?
Banorja:  Ka nisur vonë. Zjarri ka rënë në Kullollas në Bletëz dhe erdhi në Skënderbegas.
Banorja:  Ka qenë ora 09:30 kur ka rënë zjarri në Kullollas, mori shtëpitë tona dhe zjarri erdhi në Harunas.
Banori: Unë kam lënë delet. Nuk dimë a na janë djegur shtëpitë se nuk i shohim nga tymi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco