Situata në fshatrat e Gramshit vijon të mbetet kritike. Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një tjetër njoftim urgjent për evakuimin e banorëve të një tjetër fshati.
NjOFTIM URGJENT PËR EVAKUIM
Për shkak të zjarreve, banorët e Skënderbegasit të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.
Ndërkohë gjashtë persona janë të shtruar deri tani në spitalin e Gramshit, ndërsa një 80 vjeçar i cili dyshohet se ishte autori i zjarrvënies ka humbur jetën.
Nën pushtetin e flakëve deri tani janë fshatrat: Skënderbegasi, Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër
Në fshatrat Spanesh dhe Kazie, ekipet e emergjencës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë po evakuojnë banorët nga banesat për shkak të përkeqësimit të situatës nga zjarret.
Terreni është i vështirë dhe flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa po bëhen përpjekje maksimale për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve. Po ndërhyhet dhe nga ajri për të shuar flakët të cilat tashmë janë përhapur në një sipërfaqe të madhe e sa vijnë e bëhen edhe më të rrezikshme.
© SYRI.net