Vrasja e Enver Bajraktarit/ E groposi në arën me misër, i dyshuari pranon autorësinë e krimit

Vrasja e Enver Bajraktarit/ E groposi në arën me misër, i dyshuari pranon autorësinë e krimit

14:31, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e Enver Bajraktarit javën e kaluar në Lipjan, i cili u gjet i gropsur në një arë me kallamoq në fshatin Baicë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ku viktimë ishte tani i ndjeri Enver Bajraktari nga Lipjani, njofton opinionin publik se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me veprime të pandërprera hetimore, që nga momenti i raportimit të rastit, sot më 12.08.2025 është realizuar një urdhër kontroll në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit”, thotë Prokuroria.

LEXO EDHE: Trupi i Enver Bajraktarit u gjet i groposur në një arë me misër në Baicë/ Dyshohet se u vra me mjete të forta para se...

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se i dyshuari T.K, pas intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën penale.

“Gjatë këtij veprimi policor në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit, është arrestuar dhe ndaluar një person i dyshuar mashkull me inicialet T.K. Pas ndalimit në polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.

LEXO EDHE: Vrasja e Enver Bajraktarit/ Trupi u tërhoq zvarrë dhe u gropos në arën me misër, si u gjet viktima, lëvizjet e fundit

Ky person është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij janë duke u zhvilluar procedurat e mëtutjeshme ligjore.

Prokuroria dhe Policia mbeten të përkushtuar për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftmin e Prokurorisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco