Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, ku një grua rreth 30 vjeçe ka mbetur e plagosur me armë zjarri.
Sipas burimeve zyrtare, dyshohet se autori i kësaj ngjarjeje është shtetasi E. P., 34 vjeç, i cili mësohet se ka qëlluar mbi shtetasen E. I., për motive ende të paqarta, por të dyshuara si të dobëta.
E plagosura ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur një operacion për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa grupi hetimor po punon, nën drejtimin e Prokurorisë, për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.
Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net