Situatë kritike nga zjarret, jepet urdhër evakuimi për banorët e 3 fshatrave në Gramsh

Situatë kritike nga zjarret, jepet urdhër evakuimi për banorët e 3 fshatrave në Gramsh

12:25, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministria e Mbrojtjes informon se ka leshuar urdhrin evakuimit të banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.

Në vijim pritet të nisë mbështetja nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit.

Vatrat e zjarrit kanë nisur prej dy ditësh, për shkak të erarëve të forta, temperatura të larta dhe zona të thella malore situata është agravuar mesditën e sotme

Një 23 vjeçar është ende në kërkim që dyshohet se është autori që ka ndezur zjarrin në fshatin Mukaj dhe më pas flakët janë përhapur përreth. Dëmet janë të konsiderueshme, informon gazetarja e Syri TV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco