Policia e Fierit ka arrestuar një 40-vjeçar, banues në Fier, pas një aksidenti rrugor ku ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Gjatë lëvizjes në rrugë, ai u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasja rumune R.C., 46 vjeçe.
Nga përplasja fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale në dy automjetet.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve në rrugë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. H., 40 vjeç, banues në Fier, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasja rumune, R. C., 46 vjeçe. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale;
-F. M., 22 vjeç, banues në Greqi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 28 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një shtetas 33 vjeç;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin H. Xh., 28 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka vjedhur produkt ushqimor, në një banesë në Roskovec;
-shpallën në kërkim shtetasin R. Gj., 48 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motres së tij. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin Xh. P., 28 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 60 vjeç;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. A., 26 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 38 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net