Zjarr në fshatin Rroms pranë autostradës Levan-Tepelenë, rrezikohen misër dhe ullishta, kërkohet ndërhyrja e zjarrfikësve

Zjarr në fshatin Rroms pranë autostradës Levan-Tepelenë, rrezikohen misër dhe ullishta, kërkohet ndërhyrja e zjarrfikësve

12:04, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një vatër zjarri është shfaqur së fundmi anës autostradës Levan-Tepelenë, në fshatin Rroms, drejt Fratarit. Zona e prekur përfshin parcela me misër dhe ullishta, ku zjarri ka nisur të përhapet.

Burime për Syri Tv theksojnë se situata mbetet kritike dhe autoritetet lokale kërkojnë zjarrfikëse dhe ndihmë për të parandaluar përhapjen më të madhe të zjarrit.

Nëse nuk ndërhyhet me mjete profesionale, flakët rrezikojnë të marrin përmasa të mëdha duke shkaktuar dëme në kulturat bujqësore dhe mjedisin përreth.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco