Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. N., 28 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, pasi dyshohet se kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie.
Gjithashtu, janë referuar në Prokurori disa shtetas për vepra të ndryshme penale:
Shtetasi A. N., 27 vjeç, banues në Laç, për dyshimin se ka goditur me grusht një 45-vjeçar për motive të dobëta;
Shtetasja J. B., 34 vjeçe, banuese në Mamurras, për ushtrim dhune psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të saj;
Shtetasja M. K., 30 vjeçe, për kallëzim lidhur me praninë e një personi të panjohur pranë banesës së saj në Laç;
Ndërsa Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë nisur procedime për shtetasit:
E. P., 45 vjeç, banues në Lezhë, për ndezje zjarri në fshatin Kolsh që ka shkaktuar dëme në tokë;
F. B., 19 vjeç, G. B., 51 vjeç dhe M. B., 19 vjeç, për konflikt me një 41-vjeçar;
Një rast tjetër zjarri në fshatin Dajç, që dyshohet të jetë shkaktuar nga shkëndija elektrike;
Në Mirditë janë referuar në Prokurori për konflikte shtetasit K. Gj., 32 vjeç, D. P., 23 vjeç, E. N., 31 vjeç dhe V. P., 23 vjeç.
Ndërsa Shërbimet e Policisë Rrugore kanë referuar në Prokurori:
Një 17-vjeçar për aksident rrugor në afërsi të urës së fshatit Drojë, ku u përfshinë dhe një shtetas ukrainas;
Shtetasin P. B., 57 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur në aksin Milot–Lezhë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin:
-në kuadër të planit operacional “Koordinata”, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 28 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, pasi dyshohet se kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij, disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 27 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 45-vjeçar;
-materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. B., 34 vjeçe, banuese në Mamurras, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait të saj;
-referuan materialet në Prokurori, në lidhje me kallëzimin e shtetases M. K., 30 vjeçe, se ka parë në afërsi të baneses së saj në Laç, një shtetas të panjohur prej saj. Vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Kolsh dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B., 19 vjeç, G. B., 51 vjeç dhe M. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me një 41-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në fshatin Dajç, dyshohet se si pasojë e një shkëndije në shtyllat e energjisë elektrike, janë djegur një sipërfaqe toke dhe një banesë e vjetër aktualisht e pabanuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. Gj., 32 vjeç, D. P., 23 vjeç, E. N., 31 vjeç dhe V. P., 23 vjeç, pasi në Rubik, dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Shërbimet e Policisë Rrugore:
-në lidhje me aksidentin rrugor të djeshëm, në afërsi të urës së fshatit Drojë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi automjeti që drejtonte i mituri, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi ukrainas T. D.. 3 të dëmtuarit nga ky aksident vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 57 vjeç, pasi u kap në aksin “Milot–Lezhë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
© SYRI.net