Banorët e Tragjasit protestojnë për furnizimin me ujë! Kërkojnë drejtësi në menaxhimin e burimeve ujore

10:35, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në qendrën e fshatit Tragjas po zhvillohet një protestë nga banorët, të pakënaqur me mënyrën e furnizimit me ujë. Tubimi vjen në një moment kur projekti për sistemin e ri të ujësjellësit në zonë ka përparuar ndjeshëm, por banorët vazhdojnë të shprehin shqetësimet e tyre.

Që prej marsit 2025, çështja e furnizimit me ujë ka qenë burim tensioni në komunitet. Banorët janë kundër planit të ri, i cili sipas tyre favorizon zhvillimet turistike në zonën e Dhërmiut dhe rrezikon të ulë sasitë e ujit të nevojshme për fshatin e tyre.

Organizatorët e protestës shprehin se kërkesat e komunitetit nuk janë marrë parasysh nga autoritetet përgjegjëse, duke rikthyer kështu pakënaqësinë dhe debatet mbi menaxhimin e burimeve ujore në Tragjas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco