Zjarret/ Situatë kritike dhe në Gramsh, flakët përhapen me shpejtësi në fshatrat Snosën e Sojnik

Zjarret/ Situatë kritike dhe në Gramsh, flakët përhapen me shpejtësi në fshatrat Snosën e Sojnik

10:16, 12/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Situata e zjarreve mbetet kritike dhe në qarkun e Elbasanit.

Sipas informacioneve të deritanishme, vazhdon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatrat Snosëm dhe Sojnik, të njësisë administrative Kukur, bashkia Gramsh.
Gjithsej, në terren ndodhen 25 efektivë të forcave të armatosura dhe efektivë të MZSH Gramsh.

Ende nuk është arritur neutralizimi i flakëve për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së aksesit rrugor. Zjarri vijon të përhapet me shpejtësi për shkak të erërave dhe thatësirës që ka përfshirë rajonin gjatë ditëve të fundit. Autoritetet lokale janë në dijeni të situatës dhe kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar nga banorët, ndërsa gjatë ditës së djeshme u krye edhe ndërhyrja nga ajri.

Ngjarja ka ngritur shqetësim të madh mes banorëve të fshatit Sojnik dhe zonave përreth, ndërsa rreziku për përhapje të mëtejshme drejt zonave të banuara mbetet i lartë.

Cërrik
Është arritur të izolohet zjarri në shkurre. Po mbahet në monitorim nga 20 efektivë dhe 2 mjete zjarrfikëse.

Në fshatin Hotolisht, Bashkia Librazhd forcat po punojnë me intensitet për të shmangur rrezikun për banesat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco