Zjarri në Syrin e Kaltër është shuar mbrëmjen e së hënës. Shqetësuese ka qenë situata gjatë gjithë natës në fshatin Pecë, pasi Syri i Kaltër ndodhet shumë afër me këtë fshat.
Gjatë gjithë natës, shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës, Sarandës dhe banorët e zonës kanë qenë në përpjekje për shuarjen e flakëve.
Për shkak të terrenit të thyer dhe malor, vështirësitë për zjarrfikësit kanë qenë të shumta.
Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga zjarri, është bërë evakuimi i banorëve nga fshati.
Pamjet që kanë mbërritur në redaksinë e Syri TV tregojnë qartë përmasat e zjarrit dhe përpjekjet e vazhdueshme për shuarjen e tij.
Mëngjesin e sotëm, në ndihmë kanë mbërritur dy helikopterë, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri për të shuar plotësisht vatrat e mbetura.
https://rumble.com/v6xgyce-zjarri-pran-syrit-t-kaltr-krcnon-banort.html?mref=1j3sut&mc=btzwm




© SYRI.net