Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbarkuar në Bashkinë e Tepelenës, ku sipas informacioneve të përcjella nga korrespondenti i Syri TV, po verifikohen një sërë dosjesh të lidhura me tendera publikë.
Dyshohet për afera korruptive që përfshijnë favorizime të operatorëve dhe abuzim me fondet shtetërore.
Nisja e hetimeve erdhi pas një denoncimi të bërë publik nga emisioni investigativ “Plug”, në Syri TV. Materiali solli në vëmendje fakte, kontrata dhe dokumente zyrtare që ngjallin dyshime të forta mbi rregullsinë e procedurave të ndjekura nga kryetari i kësaj bashkie, Tërmet Peçi në dhënien e disa tenderave.
Aktualisht, hetimet janë në zhvillim dhe pritet një reagim zyrtar nga SPAK mbi gjetjet fillestare.
Investigimi i PLUG në SYRI TV:
SKANDALI I MADH/ Tërmet Peçi ‘futi duart’ te fondet IPARD, 750 mijë euro për thertore
VIDEO/ Motra mësuese a është ‘prestanome’ e Tërmet Peçit? Me agroturizëm dhe fonde nga AZHBR
© SYRI.net