Apeli i GJKKO cakton datën për shqyrtimin e ankimit të Lefter Kokës

Apeli i GJKKO cakton datën për shqyrtimin e ankimit të Lefter Kokës

10:48, 23/05/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 5 qershor për seancën e parë të shqyrtimit të ankimit të ish-ministrit Lefter Koka dhe të bashkëpandehurve, të akuzuar për inceneratorin e Elbasanit.

Koka kundërshton dënimin me 5 vjet e 8 muaj burg të dhënë nga Shkalla e Parë më 5 tetor 2023.

Gjykata e Posaçme vlerësoi se ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është korruptuar dhe ka pastruar para edhe në rastin e inceneratorit të Elbasanit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 16.05.2024, regjistroi çështjen penale nr. 35 regjistri themeltar, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe ankimeve të ankuesve/të pandehur L.K., P.A., J.Z., M.M., S.G., K.Z., Shoqëria tregtare “***” sh.p.k., Shoqëria tregtare “***” sh.p.k., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 61, datë 05.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248-25, 245-25, 260, 287/2, 328-25 të Kodit Penal.

Sipas shortit të datës 16.05.2024, trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarja Igerta Hysi (kryesuese), Saida Dollani (Anëtare), dhe Iliriana Olldashi (Anëtare). Seanca gjyqësore publike është caktuar për më datë 05.06.2024, ora 11:30.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco