Pasagjeri pret damarët, avioni i linjës Lion-Stamboll bën ulje të detyrueshme në Rinas

Pasagjeri pret damarët, avioni i linjës Lion-Stamboll bën ulje të detyrueshme në Rinas

15:31, 22/05/2024
A+ Aa A-

Një avion i linjës Lyon-Stamboll ka bërë ulje të detyruar në aeroportin e Rinasit.

Shkak për këtë ulje të detyruar është bërë një nga pasagjerët, konkretisht një shtetas afgan 40 vjeç i cili ka prerë damarët.

Shtetasi afgan leje qëndrimi të Austrisë është dërguar në spital jashtë rreziku për jetën.

Ky veprim nga ana e shtetasit afgan dyshohet se ka ardhur si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike.

Rinas/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me  brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco