SYRI TV/ Arsenal armësh në banesë, burg Luçiano Derajt, ky i fundit kyç gojën para togave të zeza

17:44, 10/03/2024
A+ Aa A-

“Arrest në burg” ka caktuar Gjykata e Vlorës për 35-vjeçarin Luçiano Deraj, i cili kishte kthyer banesën e tij në fshatin Babicë në një bazë armësh.

I riu ka kyçur gojën para togave të zeza duke mos pranuar të flasë në asnjë moment në sallën e gjyqit dhe t’iu përgjigjet pyetjeve me interes rreth aktivitetit të tij apo bashkëpunëtorëve.

Snajper, armë zjarri, municion, lëndë plasëse, pajisje policore e maska plastike janë arsenali i gjetur në shtëpinë e tij, teksa dyshimet janë që Deraj të jetë i përfshirë në aktivitetin e grupeve kriminale, me synime edhe të eliminimeve në qytetin e Vlorës por jo vetëm.

SYRI TV

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë, vendosi masën e sigurisë "Arrest me Burg" për Luçiano Deraj alias Albano Deraj, i arrestuar të enjten e 7 marsit në fshatin Babicë, pasi iu zbulua arsenal armësh ne banesë. Para togave të zeza ai iu përgjigj vetëm pyetjeve mbi gjeneralitetet dhe nuk pranoi të fliste.

Ditë më parë, atij iu gjetën arsenal i plotë armatimesh të ndryshme teksa u arrestua nga forcat RENEA të mbërritura nga Tirana pasi konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë. Gjykata i cilësoi provat e Policisë dhe Prokurorisë si të mjaftueshme, duke e konsideruar arrestimin të ligjshëm dhe vendosur që të vijojë pa afat në masën e arrestit në burg.

35-vjeçari nuk ka pranuar të tregojë lidhjet me grupet kriminale apo të japë detaje për origjinën e armëve.

Policia ka bindje që Deraj i shërbente dhe bashkëvepronte me disa grupe kriminale në Vlorë, Fier dhe qytete të tjera, teksa baza e armatimeve dyshohet se është përdorur apo do të përdoreshin për ngjarje të rënda të natyrës kriminale.

Mes armëve e municioneve që u sekuestruan ishte dhe një snajper, I cili bashkë me të tjerat do t’i nënshtrohen një ekspertize balistike, për të rënë në gjurmët e personave të përfshirë si dhe të verifikohet nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale sikurse ka dyshime, përfshirë këtu edhe në vrasje.

Përveç armëve të zjarrit, municioneve dhe lëndëve plasëse, Derajt iu gjetën në banesë, edhe sende të tjera ndihmëse, si dylbi radiomarrëse me valët e Drejtorisë së Policisë Vlorë, targa dhe çelësa makinash, maska plastike, fenelina dhe veshje të ndryshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco