Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, pranga 20-vjeçarit në Dibër

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, pranga 20-vjeçarit në Dibër

10:18, 25/02/2024
A+ Aa A-

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia në Dibër, pasi i riu ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zall Reç, ku 20-vjeçari A.Sh., e ka dhunuar fizikisht bashkëjetuesen pas një sherri për konflikte të dobëta.

Policia ka ndërhyrë për arrestimin e tij, pasi informacioneve se po ndodhte një konflikt në familje.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zall Reç, po ndodhte një konflikt në familje, kanë reaguar  menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe  arrestuan në flagrancë shtetasin A.Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Zall Reç, Dibër. Ky shtetas, për motive të dobëta ishte konfliktuar dhe kishte dhunuar fizikisht bashkëjetuesen e tij", njofton policia. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco