Operacioni 'Tempulli', arrestohet 25-vjeçari te 'Myslym Shyri' në Tiranë

Operacioni 'Tempulli', arrestohet 25-vjeçari te 'Myslym Shyri' në Tiranë

11:48, 19/02/2024
A+ Aa A-

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tempulli” është ndaluar nga policia e Tiranës këtë të hënë.

Uniformat blu bëjnë me dije se i riu u ndalua në rrugën “Myslym Shyri”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë se gjatë zhvillimit megaoperacionit “Tempulli”, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gramë heroinë, 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro dhe 630 paund.

Policia bën me dije se puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco