Digjen me benzinë lokali dhe makinat e 62-vjeçarit në Lezhë, shpallet në kërkim një person (EMRI)

Digjen me benzinë lokali dhe makinat e 62-vjeçarit në Lezhë, shpallet në kërkim një person (EMRI)

11:19, 19/02/2024
A+ Aa A-

Një lokal dhe dy makina të një personi janë djegur me benzinë gjatë natës në Kalivaç të Lezhës. Policia njoftoi se lokali dhe mjetet ishin në pronësi të një 62-vjeçari.

Autor i kësaj ngjarje, gjithnjë sipas uniformave blu, është një 57-vjeçar, Ernest Cuni. Ai është shpallur në kërkim.

Policia thotë se po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje.

Sa i përket motivit, ende nuk dihet pse 57-vjeçari ia ka vënë benzinën lokalit dhe dy makinave.

Njoftimi i policisë

Dogji në mesnatë, me lëndë djegëse (benzinë), lokalin dhe 2 automjete të një shtetasi, Policia identifikon brenda pak orësh autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.

Pas njoftimit se rreth orës 00:15, në fshatin Kalivaç, Lezhë, ishin djegur me lëndë djegëse (benzinë), lokali dhe 2 automjete të parkuara në afërsi të lokalit, në pronësi të shtetasit P. Gj., 62 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në vendin e ngjarjes, brenda pak orësh, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të rastit, shtetasit E. C., 57 vjeç, banues në Lezhë.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 57-vjeçarit, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast, si dhe për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco