Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sherr me armë midis fqinjëve në Durrës, njëri në gjendje të rëndë në spital

Sherr me armë midis fqinjëve në Durrës, njëri në gjendje të rëndë në spital

22:43, 25/01/2024
A+ Aa A-

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Durrës.

Shtetasit, Mikel Spirollari është qëlluar me dy plumba nga fqinji i tij dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Paraprakisht bëhet me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasit Gentian Kuqi.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal.

NJOFTIMI:

“Në lagjen nr 4  në Durrës,  si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi  G.K, 50 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin  M.S, 40 vjeç, (komshi), i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.  Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit, i cili pas plagosjes së shtetasit M.S, është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes do të ketë njoftim të dytë”, sqaron Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco