Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen tre makina dhe një kamion, gjashtë të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, përplasen tre makina dhe një kamion, gjashtë të plagosur

12:24, 25/01/2024
A+ Aa A-

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Slivovë.

lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka sqaruar se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion.

“Rreth orës 08:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Slivovë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura dhe një kamion. Për pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco